Mosmarrëveshjet me burrin, një grua nga Rahoveci përfundon në emërgjencë – piu medikamente

Mosmarrëveshjet me burrin, një grua nga Rahoveci përfundon në emërgjencë – piu medikamente

Një grua në Rahovec ka përdorur medikamente e detergjente të ndryshme pasi ka pasur mosmarrëveshje më bashkëshortin e saj.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës teksa thekson se i dyshuari është arrestuar.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur të enjten dhe është cilësuar si dhunë në familje.  

“Është raportuar se viktima femër kosovare është sjellë në emergjencë pasi që, dyshohej se e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar dyshohet se ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles