Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i ka ftuar në takim për të hënën partitë e tjera në këtë komunë, për të biseduar rreth një zgjidhjeje në mënyeë që të zhvillohen mbledhjet e Kuvendit Komunal.
Këto mbledhje nuk po mbahen që nga fillimi i këtij viti, shkaku i mostransmetimit të tyre në një apo më shumë media.
“Duke e parë situatën e krijuar në Kuvendin Komunal nga pjesa e parë e këtij viti e deri më sot, si dhe bllokimin e më shumë projekteve dhe iniciativave, me qëliim të tejkalimit të situatës, në cilësin e Kryetarit të Komunës së Gjilanit,iu bëjmë këtë kërkesë për takim”, thuhet në letrën e Hysenit dërguar partive.
“Jemi të hapur dhe të interesuar për të kaluar këtë gjendje”, shtoi ai në letër. /Gazeta Enigma