Sot në Prizren ka ndodhur një konflikt me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit, njëri nga të plagosur ka ndërruar jetë.
Sipas kryeprokurorit Admir Shala, mospagesa e faturës së shërbimeve është bërë mollë sherri..
“Sot në orën 04:10, policia ka marr informatë se ka pasur të shtëna në afërsi të lokalit ‘Kobra City’, në dalje të Prizrenit rruga Prizren-Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin ‘Kobra City’ me disa shtetasë të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve”.
“Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjetin e tyre të markës ‘Audi’, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri 31-vjeçari me iniacialet V. C., dhe R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi janë plagosur, ku si pasojë e plagëve shtetasi V.C. ka vdekur, ndërsa shtetasi R.SH. ka pësuar lëndime trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë”.
“Prokuroria Themelore në Prizren së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qellim të sigurimit të provave dhe zbardhjes së rrethanave të ngjarjes”.
“Organet e zbatimit të ligjit të Kosovës dhe ato të Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. I dyshuari D.H. dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë”.