Mospagesa e orëve shtesë për policë, Haradinaj: Këto skandale i shkojnë përshtati veç armiqve

Mospagesa e orëve shtesë për policë, Haradinaj: Këto skandale i shkojnë përshtati veç armiqve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk i janë paguar orët shtesë dhe ato të ndërrimit të natës nga ana e shtetit.

Haradinaj tha se vija e parë e sigurisë, policia të cilën ai e quajti të jashtëzakonshme, nuk po e merr as atë që i takon minimalisht.

“Mashtruesit që nuk ndalen së thirruri në emër të sigurisë, po bëjnë gjithçka që munden ta shkatërrojnë pikërisht këtë sektor. Këta, në vend që t’ua dyfishojnë pagat kësaj kategorie esenciale të qenësisë dhe sigurisë së Kosovës, nuk ua paguajnë as orët shtesë dhe ato të ndërrimit të natës”, shkroi Haradinaj.

Më tej, ai u shpreh se këto skandale janë alarmante dhe i shkojnë përshtati vetëm atyre që janë armiq të Kosovës.

“Nuk kemi polici për t’i përbuzur”, tha Haradinaj.

Raportohet se për muajin mars, Policisë së Kosovës nuk i janë paguar orët shtesë dhe ato të ndërrimit të natës.

Related Articles