Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reaguar pas dështimit të votimit të Projektligjit për Trustin në Kuvendin e Kosovës.
“Dy herë doli në Kuvend dhe nuk e votuan Trustin. Këta nuk kanë asnjë dhembshuri për qytetarin e Kosovës. Këta janë inatçorë. Këta janë veç për xhepin e vet. Këta erdhën në emër të qytetarit dhe sot janë kundër qytetarit”, ka shkruar ajo.