Mot me diell në dy ditët e ardhshme

Mot me diell në dy ditët e ardhshme

Këtë të premte dhe të shtune do të mbajë moti me diell në Kosovë, me temperatura maksimale 6-9 gradë Celsius, raporton Gazeta Enigma.

Ndërsa, të shtunën parashihet të ketë rënie në vlerat e temperaturave, kjo për shkak të prezencës së masave ajrore me origjinë nga verilindja.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-26 gradë. Indeksi UV mbetet i lartë, kryesisht ditën e premte, kështu që apelohet kujdes ndaj atyre personave që kanë probleme me sëmundje kronike, sidomos kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, mundësisht të jetë sa më i kufizuar”, njofton IHMK-ja.

Related Articles