Autoriteti Portual Durrës, ka njoftuar të gjithë pasagjerët që kanë rezervuar biletat për të lundruar me traget mbrëmjen e sotme drejt Barit(Itali), se për shkak të kushteve të vështira të motit, nisja nga Porti i Durrësit do të bëhet disa orë me vonesë.
“Kompanitë e lundrimeve do të respektojnë të gjitha detyrimet që lindin nga kjo vonesë, prandaj për çdo informacion mund të kontaktoni me to”, thuhet ne njoftim.
IGJEUM ka parashikuar reshje intensive që nisi gjatë natës së të shtunës dhe vijojnë të diel.