Moti i keq ka përfshirë edhe Bullgarinë. Dy persona kanë vdekur në përmbytjet e shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm në qytetin Tsarevo në Detin e Zi, tha një zyrtar lokal për televizionin BTV. “Situata është shumë e rëndë. Kemi konfirmuar dy të vdekur”, tha kryetari i bashkisë së Tsarevo, Giorgi Laptsev.
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në zonë. Sipas mediave bullgare, 60 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Në pamjet e transmetuara, makinat shihen duke rënë në det pasi janë marrë nga rrjedha e ujit. Hotelet përgjatë bregut të detit janë përmbytur gjithashtu. /Abc news
Tsarevo, Bulgaria 🇧🇬⛈️
(Sep 5, 2023) 📹: Elena Kumcheva pic.twitter.com/ssUnyEUl4R— 𝑪𝒆𝒏𝒕𝒊𝒏𝒆𝒍𝒂35 (@Centinela_35) September 5, 2023