Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndryshim të motit.
IHK njofton se ky ndryshim vjen si rezultat i vranësirave të dendura të cilat parashihen ta mbulojnë territorin tonë, ndërsa vranësirat vende- vende do të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh. Megjithatë nuk do të mungojnë intervalet me diell.
Sa i përket vlerave të temperaturave maksimale ato do të shënojnë rënie. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.