Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht përgjatë relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, në orët e mesditës. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-38 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangia e kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohorë 10-17.