Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Reshje të intensitetit mesatar parashihen të shtrihen për gjatë relievit malor, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të vendit, deri sa në viset me lartësi të ulëta dhe mesatare do të ketë më pak reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë.
Gjatë vikendit parashihet të mbajë moti i qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me diell.