Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se edhe mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta , por temperaturat në mesditë do të jenë pothuaj pranverore.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet-2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9- 13 gradë Celsius.
Instituti bën të ditur se në mëngjes në shumë vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit , presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablos termike.