Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërkaq në viset malore shi dhe borë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të jenë nga 6 deri 9 gradë.
Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.