Këtë të enjte në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 1 deri në 12 gradë Celsius.
“Mot i vranët dhe me kushte për reshje shiu. Temperaturat minimale: 1-3°C. Temperaturat maksimale: 7-12°C. Era: nga verilindja, 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.