Moti sot, temperatura deri në 35 gradë Celsius, pasdite priten rrebeshe lokale shiu

Moti sot, temperatura deri në 35 gradë Celsius, pasdite priten rrebeshe lokale shiu

Për sot parashikohet të ketë kryesisht mot me diell, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta, të cilat mund të prodhojnë edhe breshër.

Pluhuri Saharian do të jetë ende prezent, me ç’rast në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht aty ku ka zhvillime, me shpejtësi prej 10 deri në 50 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 19 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35 gradë.

Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore. /Meteo Kosova

Related Articles