Moti sot – temperaturat deri në 39 gradë Celsius

Moti sot – temperaturat deri në 39 gradë Celsius

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do të fryjë kryesisht nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi nga 20-54 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 36 deri në 39°C. /MeteoKosova

Related Articles