Motoçiklisti godet policin gjatë tentimit për ndalim, largohet nga vendi i ngjarjes

Motoçiklisti godet policin gjatë tentimit për ndalim, largohet nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Garibaldi’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtar policor.

Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, tha se gjatë përpjekjes së policit për ta ndaluar, motoçiklisti e ka goditur atë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë, zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Tutje ka treguar se “rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Policisë, ndërsa hetimet janë në vazhdim për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit”.

Related Articles