Motorola është në përgatitje të telefonit të ri të mençur, që po zhvillohet nën emrin e koduar Frontier.
Motorola së fundmi prezantoi Edge X30, e tani po përgatit “flagshipin” e ri për të cilin do të ndajë disa specifika për pajisjen e lartpërmendur, derisa në aspekte të caktuara do të jetë më mbresëlënës, transmeton Gazeta ‘Enigma’.
Informacionet flasin që pajisja me emrin e koduar Frontier do të ketë ekran 6,67 inç FHD+ AMOLED me frekuencë rifreskimi prej 144 Kz, sikurse edhe Edge X30 që do ta vë në funksion procesori Snapdragon 8.
Nuk është procesori i njëjtë sikurse ai aktual Snapdragon 8 Gen 1, por një i ngjashëm është prodhuar. Kjo nuk është hera e parë që informacione të tilla po shfaqen lidhur me këtë lëvizje.
Frontier do të ketë 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme apo 12 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme.
Ky telefon do të ketë sensorin e Samsung S5KHP1 prej 200 megapikselë, kamerën këndgjerë të Samsung S5KJN1SQ03 prej 50 MP dhe IMX664 telephoto prej 12 MP.
Kamera selfie do të duhej të kishte 60 MP, e shpejtësia e mbushjes së baterisë do të përkrahet nga mbushësi prej 125 W me port C por aty do të jetë edhe mbushësi 50 W pa tela. /Gazeta Enigma/