Në garën për asamble komunale në Mitrovicë ishin edhe Adelina Muja Brahimi, motra e deputetit Armend Muja, dhe Adelina Syla Muja, gruaja e vëllait të tij.
E siç duket asnjëra nga to nuk kanë marrë numrin e nevojshëm të votave për të siguruar ulëse në asamble.
LVV në Mitrovicë fitoi rreth 30% të asamblesë komunale me rreth 8308 vota, kurse motra e Mujës, Adelina Muja Brahimi, e cila garonte me VV, mori vetëm 110 vota. Numër të bollshëm votash nuk siguroi as kunata e tij, Adelina Syla Muja, e cila garonte me Partinë e Drejtësisë./Gazeta Enigma/