I pranishëm në kujtesën e Jose Mourinhos do të jetë Bodo/Glimt, skuadra norvegjeze me të cilën Roma humbi (1-6) dhe barazoi në Olimpico (2-2) në ndeshjet e Conference League.
Sipas kanalit norvegjez “TV2Sport“, Roma tashmë ka kontaktuar drejtpërdrejtë me agjentin e Erik Botheim, i cili ishte protagonisti kryesor në ndeshjet e Conference League.
Jose Mourinho ka deklaruar publikisht se duhet të ripërshtatë skuadrën tashmë në merkaton e dimrit dhe emri i sulmuesit 21-vjeçar norvegjez është një nga emrat në listën e dëshirave të trajnerit portugez./Gazeta Enigma/