Mourinho: Dje qava dhe u luta, por sot duhet të festojmë sepse Erikseni është gjallë

Mourinho: Dje qava dhe u luta, por sot duhet të festojmë sepse Erikseni është gjallë

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka thënë se sot duhet të jetë një ditë feste, pasi Christian Eriksen është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, pas një arresti kardiak që e pësoi në fushë në ndeshjen hapëse të Euro 2020 kundër Finlandës.

Erikseni ra në fushë pa ndjenja dhe iu ndalë frymëmarrja në pjesën e parë të ndeshjes hapëse të Grupit B, të shtunën në Kopenhagë. Mesfushori i Interit u kthye në jetë pasi mori tretman emergjent në fushë dhe më pas u dërgua urgjentisht në spital, ku tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Duke folur për Talk Sport të dielën, Mourinho tha se u lut dhe qau për ish-lojtarin e vet, të cilin e stërviti shkurtimisht në Tottenham, para se ai t’i bashkohej Interit.

“Sot nuk mund t’i ndalë mendimet për atë që ndodhi dje. Mendoj se sot është një ditë për të festuar, jo për t’u trishtuar. Fatmirësisht, futbolli është më i organizuar tani, me protokolle, doktorë dhe specialistë. Por besoj se Zoti po shikonte futboll në ato çaste. Të gjitha këto së bashku ia mundësuan Christianit të qëndrojnë në mesin tonë, me familjen e vet; të mbetet gjallë”, tha Mourinho për Talk Sport.

Ai shtoi: “Dje u luta, dje qava, siç kanë bërë miliona njerëz në botë besoj. Mendoj se shumë e kanë bërë, sepse futbolli i bashkon njerëzit. Në fund mund të festojmë sepse Erikseni është gjallë.”

Ekipet kombëtare të Danimarkës dhe Finlandës u pajtuan që ta rinisin ndeshjen në orën 19:30 dhe jo të presin deri të nesërmen në mesditë. Danimarka e humbi ndeshjen 1:0 pas golit të Joel Pohjanpalos në minutën e 59-të, duke ia dhënë fitoren Finlandës në ndeshjen debutues në Kampionat Evropian, raporton Gazeta Express.

Related Articles