Pasi ka fituar dje miqësoren ndaj RCA Casablanca 5-0, ku ka realizuar edhe blerja Shomudurov, Roma ka gjetur trashëgimtarin e Edin Dzekos.
Ky është Tammy Abraham, i cili pas ditëve të reflektimeve më në fund i tha “po” ofertës së verdhekuqve.
Roma pritet ta zyrtarizojë transferimin e talentit të Chelseat gjatë ditës së sotme.
Fabrizio Romano raporton se tashmë marrëveshja është arritur dhe se sulmuesi anglez pritet që sot të arrij në Romë.
Shuma që Roma do të paguajë është 40 milionë euro deri në vitin 2023, ndërsa nëse Chelsea dëshiron ta rikthejë pas vitit 2023 duhet të paguajë plot 80 milionë euro.