Jose Mourinho ka folur në konferencë para ndeshjes me Napolin për situatën e Marash Kumbullës. Trajneri portugez ka thënë se pret që javën e ardhshme shqiptari të përfshihet në skuadrën e parë.
“As këtë javë nuk do të jetë në stol. Procesi po shkon mirë, por është i lodhur, është stërvitur mirë, mendoj se është e mundur të futet në pankinë javën tjetër” ka thënë Mourinho.
Trajneri portugez ka folur edhe për të ardhmen e tij te Roma.
“Dua të qëndroj me gjithë vështirësitë që ka. Ky është pozicioni im dhe nuk ka dyshime. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë dhe nuk dua të flas për këtë situatë” ka thënë Mourinho.