Mourinho me gjest fantastik, një premtim për tifozin që pësoi atak kardiak në ndeshjen Roma-Spezia

Mourinho me gjest fantastik, një premtim për tifozin që pësoi atak kardiak në ndeshjen Roma-Spezia

Ndeshja mes Romës dhe Spezias përfundoi me fitoren e lojtarëve të Jose Mourinhos (2-0).

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë, pasi një tifoz i Romës pësoi atak kardiak në tribuna.

Një 23-vjeçar ka pësuar një atak kardiak në Stadio Olimpico të Romës, duke kërkuar ndihmën e menjëhershme të ekipeve mjekësore. Ende vazhdonte pjesa e parë e ndeshjes, kur tifozi i ri duhej të merrte ndihmë duke përdorur një defibrilator, përpara se të dërgohej me urgjencë në spitalin më të afërt.

Sipas Gazzetta dello Sport, tifozi i Romës pësoi sërish sulm në zemër ndërsa ishte në ambulancë, duke iu dashur të intubohej dhe qetësohej derisa të arrinte në spital, ku përfundimisht do të rezistonte dhe do të shërohej.

Në stadium, veçanërisht në tribunën jugore, ishte heshtje, diçka që trajneri portugez i Romës e kuptoi në fund të lojës, ku edhe dha një premtim.

“E kuptova incidentin në fund të lojës. Nëse tifozi më jep adresën, do t’i dërgoj pallton dhe herën tjetër që të vijë në stadium në këtë mot të ftohtë, mund ta marrë me vete dhe ta veshë”, premtoi trajneri José Mourinho.

Related Articles