Mozzik i jep 20 mijë euro për familjet e dëmtuara nga vërshimet në Kosovë

Mozzik i jep 20 mijë euro për familjet e dëmtuara nga vërshimet në Kosovë

Mbrëmjen e sotme është duke u mbajtur një mbrëmje humanitare për familjet që pësuan nga vërshimet në Kosovë, shkruan Gazeta “Enigma”.

Moto e kësaj mbrëmje është “Bashkë ia dalim”.

Për një orë janë mbledhur 147 mijë euro vetëm nga telefonatat e qytetarëve e bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet.

Shumë artistë e figura publike, i janë bashkuar mbrëmjes humanitare, ”Bashkë ia dalim”.

Në mesin e tyre është edhe këngëtari Mozzik i cili i ka dhënë 20 mijë euro për familjet e dëmtuara nga vërshimet në Kosovë.

Mozzik theksoi se kjo shumë shkon nga ai dhe familja e tij në ndihmë të këtyre qytetarëve që sot kanë nevojë.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles