Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar sot fushatën për ngritjen e ndërgjegjësimit kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”. Gjatë dy muajve të ardhshëm janë paraparë aktivitet të ndryshme që synojnë vetëdijesimin e qytetarëve në këtë drejtim.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla e ka mirëpritur këtë fushatë, ndërsa ka shtuar se përdorimi i armës për festime është vepër penale dhe duhet ndjekur nga të gjitha institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë.
Gërvalla, e cila mban edhe postin e ministres së Punëve të Jashtme, ka theksuar se përdorimi i armës është një traditë e keqkuptuar dhe keqinterpretuar.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani është shprehur se lansimi i fushatës për keqpërdorimin e armëve në festimeve familjare në këtë kohë është bërë me qëllim të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve për këtë dukuri negative.
Ai ka theksuar se vetëm duke qenë të bashkuar mund të zvogëlohet kjo plagë shoqërore.
Përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Hakan Ejdervik është shprehur se veprimet kolektive mund të parandalojnë të dhënat festive dhe të mbrojnë qytetarët e Kosovës.
Sipas tij, në korrik dhe gusht të vitit të kaluar, Policia e Kosovës ka arrestuar 100 persona për këtë vepër.
Nënkolonelja e Policisë së Kosovës, Zylfije Demaj ka thënë se si institucion i sigurisë janë të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteti.
Demaj ka theksuar se Policia e Kosovës i ka kushtuar rëndësi të veçantë parandalimit të të shtënave festive.
Lansimi i fushatës “Festo me zemër, jo me armë“, është mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).