Agjencia e Menaxhimit Emergjent iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stinës së verës, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre.
Në thirrjen e saj të cilën e ka shpërndarë Ministria e Punëve të Brendshme theksohet se zjarret në pyje, fusha dhe hapësira të hapura shkaktojnë dëme të mëdha materiale, ndotin ajrin, shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Mes tjerash kjo agjenci duke bërë thirrje për kujdes thotë se zjarrvëniet janë vepër penale.
“Vlen të theksohet dhe t’iu bëhet e ditur se zjarrvëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepra penale të cilat sanksionohen me ligj”.
“Çdo person që shkakton zjarr, duke dëmtuar pronën publike apo private, ose duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe mjedisin, përballet me ndjekje penale dhe masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi”