Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 28 nëntor 2024, për nder të Festës së Flamurit, do të shpallet ditë pushimi për të gjithë nëpunësit e Administratës Publike, shkruan Enigma.
Gjithashtu, MPB ka uruar qytetarët për këtë festë.
“Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, ju njoftojmë se për nder të Festës së 28 Nëntorit, dita e enjte, më 28 nëntor 2024, do të jetë ditë pushimi. Urime 28 Nëntori”, vijon njoftimi.
Festa e 28 Nëntorit shënon ditën e pavarësisë së Shqipërisë, ku organizohen aktivitete të ndryshme.