Minsitria e Punëve të Brendshme edhe sivjet ka fushatë parandaluese me qëllim që t’u tregojë qytetarëve për pasojat e përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, posaçërisht para dhe pas festave të vitit të ri.
“MPB ndërmerr masa respresive me qëllim që të dënohen përdorimi i fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike dhe rikujton qytetarët për ligjet aktuale ku dënohet përdorimi i këtyre mjeve piroteknike dhe shitja e tyre ilegale”, thonë nga policia.
Sipas Ligjit për kundërvajtje të rendit dhe qetësisë publike është paraparë gjobë nga 200 deri 500 euro në kundërvlerë të denarit.
Po ashtu sipas Kodit Pienal në nenin 396 është paraparë edhe përpunimi ilegal, mbajtja dhe shitja e armëve ose materialve shpërthuese ku parashohet dënim me burgim nga 3 deri 10 vjet./Gazeta Enigma/