MPJD ende s’i ka dërguar presidentes asnjë emër për dekretim në misione diplomatike

MPJD ende s’i ka dërguar presidentes asnjë emër për dekretim në misione diplomatike

Të hënën, 12 ambasadorëve të shkarkuar nga presidentja Vjosa Osmani u ka përfunduar edhe ushtrimi i detyrës, tre muaj pas kur këta të fundit kanë pasur të dejtë të mbajnë postet pas shkarkimit.

Por, pavarësisht kësaj, presidentes Vjosa Osmani ende nuk i ka shkuar asnjë emër për dekretim nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD),.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Deri tashti, Presidentes nuk i ka ardh asnjë propozim për dekretim. Sapo të vijnë propozimet për dekretim, Presidentja do t`i nënshkruaj ato”, ka thënë ai.

Sipas tij, dekretimi tyre do të ndodhë menjëherë sapo emrat t’iu dorëzohen nga Qeveria.

“Presidentja Osmani do t’i dekretoj emrat menjëherë sapo të arrijnë nga Qeveria. Do të respektohet ligji sa i përket kuotës 50-50”, ka shtuar Kupina për FrontOnline.

Ditë më parë FrontOnline, për këtë çështje kishte kërkuar përgjigje edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Në këtë dikaster kanë thënë se emërimi ambasadorëve do të bëhet brenda pak ditësh pa dhënë më shumë detaje.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është në fazën e finale të përmbylljes së këtij procesi. Të gjitha detajet lidhur me emërimin e ambasadorëve do të bëhen të ditura për opinionin brenda pak ditësh”, thuhet në përgjigjet e MPJD-së.

Ambasadorët e shkarkuar janë: Beqë Cufaj, Arbër Vllahiu, Nait Hasani, Lirim Grejqevci, Shpend Kallaba, Gezim Kasapolli, Avni Kastrati, Gjergj Dedaj, Ylber Hysa, Avni Arifi dhe Amir Ahmeti.

Related Articles