MPJD: Jemi në kontakt me qytetarët e ngujuar në Lindjen e Mesme

MPJD: Jemi në kontakt me qytetarët e ngujuar në Lindjen e Mesme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se, përmes misioneve diplomatike, është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët e  Kosovës që ndodhen në vendet e Lindjes së Mesme, me qëllim të përcjelljes së gjendjes së tyre dhe ofrimit të mbështetjes së nevojshme.

Sipas të dhënave më të fundit, në:

Izrael ndodhen 21 qytetarë të Kosovës;

Arabinë Saudite 331 qytetarë;

Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 qytetarë rezidentë dhe 70 turistë të lajmëruar deri më sot;

Katar 75 qytetarë;

Kuvajt rreth 60 qytetarë;

Bahrein 4 qytetarë;

Oman 2 qytetarë.

“Sipas informacioneve nga misionet tona diplomatike, të gjithë qytetarët tanë aktualisht janë në gjendje të mire shëndetësore”, thotë MPJD.

“Ministria është duke punuar në mënyrë të vazhdueshme dhe të koordinuar me autoritetet e shteteve përkatëse për të identifikuar dhe siguruar opsionet më të përshtatshme për evakuimin e qytetarëve tanë, nëse kjo paraqitet si e nevojshme. Ministria e Punëve të Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe ka njoftuar se kufijtë tokësorë me Omanin mbeten të hapur. Aktualisht, janë të disponueshme edhe disa opsione fluturimi, nga Rijadi drejt Frankfurtit dhe nga Xheda drejt Prishtinës. Megjithatë, institucionet vendore të të gjitha shteteve të rajonit, rekomandojnë dhe udhëzojnë që në këtë fazë të mos ndërmerren udhëtime, deri në qetësimin e plotë të situatës së sigurisë. Autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se secili udhëtim i ndërmarrë në rrethana të tilla bëhet me përgjegjësi individuale, pasi shtetet nuk mund të marrin përgjegjësi për pasojat e mundshme që mund të lindin nga zhvillimet e paparashikueshme të situatës”.

MPJD ka dhënë edhe disa rekomandime për qytetarët që ndodhen atje:

Të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve lokale.

Të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në njoftim të radhës.

Të qëndrojnë në kontakt të rregullt me përfaqësitë tona diplomatike.

Për çdo nevojë urgjente, qytetarët mund të kontaktojnë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe: +971 547092109

Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael: +972 586 340450

Ambasada e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite: +966 537508835

Ambasada e Republikës së Kosovës në Katar: +974 5055 9453

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mbetet e angazhuar maksimalisht për sigurinë dhe mirëqenien e çdo qytetari të Republikës së Kosovës dhe do të vazhdojë të informojë rregullisht për çdo zhvillim të ri”.

Related Articles