MSH bën thirrje për punë nga shtëpia ose mospunë gjatë të nxehtit përvëlues, në tri ditët e ardhshme

MSH bën thirrje për punë nga shtëpia ose mospunë gjatë të nxehtit përvëlues, në tri ditët e ardhshme

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandon që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 22 – 25 korrik 2025.

Në rekomandime përfshihet të mos punohet gjatë të nxehtit përvëlues, nga ora 11:00 deri në orën 16:00, sidomos për gratë shtatzëna, si dhe puna të zhvillohet mundësisht në orët e para të mëngjesit dhe në orët e vona të mbrëmjes.

Gjithashtu bëhet thirrje që puna të bëhet nga shtëpia.

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta. Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”, thuhet në komunikatë.

Related Articles