MSh: E tronditur nga akti kriminal ndaj autobusit që barte nxënësit në Gllogjan

MSh: E tronditur nga akti kriminal ndaj autobusit që barte nxënësit në Gllogjan

Ministria e Shëndetësisë është shprehur e tronditur për tragjendinë që ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë tre persona.

Përems një postimi në Facebook, ka njoftuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të ShSKUK dhe me Spitalin e Pejës për të ofruar mbështetje.

Postimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, e tronditur nga akti kriminal ndaj autobusit që bartte nxënësit në Gllogjan të Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta, duke bashkëndjerë me familjet dhe të afërmit e viktimave dhe të të lënduarve.Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të ShSKUK dhe me Spitalin e Pejës për të ofruar mbështetje, Zëvendësministrja e Parë e Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha Bunjaku, menjëherë pas kthimit nga mbledhja e dy Qeverive të Republikave tona në Elbasan, është rrugës për në Spitalin e Pejës për të vizituar të plagosurit./Gazeta Enigma/

Related Articles