Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje personelit shëndetësorë të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës në muajin maj, të paraqiten nesër (e mërkurë), në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, raporton Gazeta “Enigma”.
“Ftohen personeli i institucioneve shëndetësore, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 me datë 5 maj 2021, që nesër, e mërkurë, 2 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur në linkun më poshtë”, thuhet në njoftim.
MSh-ja njofton se personat që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë më 5 maj, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, që gjithashtu, të vaksinohen me dozën e dytë nesër.
Luten të ftuarit që t’i respektojnë terminët sipas listës!.