Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka hapur konkurs për pranimin e 42 mjekëve të përgjithshëm në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në disa komuna,transmeton Gazeta Enigma.
Ministria e Shëndetësisë thkeson se paga mujore do të jetë 610 euro, dhe se nuk do të ketë shtesa tjera përveç pagave.
Sipas kësaj ministrie, të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 11 janar.
Postimi i plotë: