Ministria e Shëndetësisë pesë ditë më parë shkëputi Kontratën Kolektive Sektoriale me Federatën Sindikale të këtij sektori, për të cilën kjo e fundit edhe është njoftuar.
MSh ka bërë me dije se heq dorë nga kjo kontratë me arsyetimin se ka skaduar afati i marrëveshjes në qershorin e 2021, por që ishte vazhduar deri në vjeshtën e sivjetme bazuar në një nen pasues dhe për të lënë hapësirë tutje për një të re.
Avokati, Asdren Bytyqi bënë me dije se e meta e krejt kësaj është se nuk përcaktohet ndonjë afat për lidhjen e një marrëveshje të re, ku sipas tij mos-përfitimi i beneficioneve dhe pagesa e kujdestarive do të ndikojë në demotivimin e personelit shëndetësorë.
E, para e FSSHK-së , Tevide Imeri tregon se as pagesat e kujdestarive dhe benefitet që parashohin rrezikshmërinë e punës nuk do të ndryshojnë deri në bërjen e një kontrate të re sektoriale. Ngase për këtë janë dakorduar me MSh përmes një memorandumi të bashkëpunimit.
Megjithëkëtë pagat jubilare dhe ato përcjellëse më nuk do të kompensohen, përveç atyre kërkesave tashmë ekzistuese në gjykata.
Derisa për të mos ndodhur kjo, avokati Bytyqi shpjegon se këto duhet të përfshihen brenda një linje buxhetore në marrëveshjen e ardhshme në mënyrë që të mos dëmtohet buxheti në shërbime juridike dhe procedura të ngjashme.
Pos, pagave jubilare FSSHK thotë se do të insistojnë edhe për futjen e pagës së 13-të në kontratën e re.
FSSHK përfaqëson mbi 10mijë mantelbardhë, teksa shpreson për një kontratë të re më të favorshme në raport me sektorin e punës.