Dhjetëra mjekë e profesionistë shëndetësorë kanë ikur nga Kosova për të gjetur një vend punë në vendet e ndryshme të Evropës e kjo si pasojë e pagave të ulëta në Kosovë.
Por, Ministria e Shëndetësisë ka dal me një njoftim, për mjekët që aktualisht janë të papunë.
“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë mjekëve te përgjithshëm dhe specialistëve të lëmive te ndryshme, të licencuar, që aktualisht janë te pa punë, që duke filluar nga data 06 tetor deri me datën 08 tetor 2022, të paraqitën përmes postës elektronike të MSH: [email protected] si dhe në dy e-mail adresat e tjera: [email protected], [email protected]”, thuhet në njoftimi ne kësaj minsitrie.
Ata kanë dhënë edhe detaje se kushdo prej mjekëve ose profesionistvë shëndetësorë që është i pa punë duhet të dorëojnë këto tëdhëna.
“Të dhënat që kërkohen janë:Emri dhe Mbiemri, Data e lindjes, vendlindja, Vendbanimi, Thirrja profesionale, Numri i licencës, Viti i përfundimit te studimeve në mjekësi (për doktorët e mjekësisë dhe viti i përfundimit te specializimit për specialistët)”, thuhet në njoftim.
Njoftimi: