Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se nga fillimi i vaksinimit janë dhënë 64 mijë e 776 doza të vaksinës, raporton Gazeta “Enigma”.
Nga MSH është thënë se në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 120 doza të vaksinës.
Ministria e Shëndetësisë ka përmendur edhe raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për rastet e reja me COVID-19.
Nga MSH është thënë se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Shkrimi i plotë:
31 Maj 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.120 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 64.776 doza të vaksinës.
ℹ Nga 2007 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 184 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 102.966.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 2.201.