Gjatë dëshmisë së tij, Kushtrim Kokalla, ka ndarë detaje tjera nga takimi i dytë me Naimin dhe Granitin.
Ai tha se Naimi u kishte dhënë para të dyve.
“Në takimin e dytë jena taku tek Benita në kryqin Klinë-Gjakove. Naimi na ka thirrë, mi ka jap mu 300 euro per me pagu ratën e kredis e Granitit ia ka jap 500 euro nuk e di pse ia ka jap i ka than vec knaqu, u cudita kur ia japi”, tha Kokalla.
Tutje ai tha se në ditën kritike, Naimi i kishte tregu për problemet me Liridonën.
“Naimi ditën kritike ka ardh tek un kam qenë duke e ndreq automjetin në Gjakovë, m’ka pyt a e ki gati edhe më ka tregu për problemet e tij me tashmë të ndjerën Liridona”.
