Muçi shënoi dhe shpërtheu ndaj trajnerit serb: Pusho të q**** motrën

Muçi shënoi dhe shpërtheu ndaj trajnerit serb: Pusho të q**** motrën

Ernest Muçi njihet për golat e bukur që shënon. Sulmuesi i talentuar shqiptar, tundi rrjetën kundërshtare në takimin Piast Gliëice-Legia e Varshavës, sfidë që përfundoi në barazim 1-1. Të cilën miqtë e luajtën me dhjetë lojtarë prej pjesës së parë.

Muçi finalizoi saktë në minutën e 69′, duke ruajtur pathyeshmërinë e Legias në kampionatin polak të futbollit. Goli i tretë në Ekstraklasa për 22-vjeçarin, dhe i pesti duke përfshirë edhe rrjetat europiane.

Lojtari i kombëtares shqiptare, shpërtheu pas golit. Në mimikën e tij dallohen “përshëndetjet” shqip. Po kujt i adresoheshin ato?

Shfryrja e Muçit ishte ndaj trajnerit të ekipit kundërshtar: serbit Aleksander Vukovic. Me të cilin ka punuar më parë te Legia. 44-vjeçari nuk e preferonte sulmuesin për shkak të faktit që është shqiptar.

Dhe dje Muçi u hakmor ndaj tij, duke i hequr nga duart fitoren me një gol të bukur. Dhe më pas disa fjalë në stilin shqiptar…

Related Articles