Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së Grigels Muçollari, ka publikuar pamje, kur Basha ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve në selinë blu.
Muçollari thekson se Basha hodhi gaz për të helmuar këdo që hyn në seli pa lejen e tij.
Postimi i plotë:
Shikohet qartë se me “punime” kuptonte instalimin e gazit për të helmuar këdo që hyn në seli pa lejen e tij. Mashtrues dhe burracak e ke pak.
Mohove dyert e hekurta, mohove gazin, mohove sakrificat e mijëra demokratëve.
Nuk ka fjalor që përmbledh fjalët për të të përshkruar ty. Një qënie amorfe, pa shtyllë kurrizore, me shumë xhepa, me një kokë dhe shumë fytyra./Gazeta Enigma/