Mesfushori i Dritës, Muharrem Jashari ka paralajmëruar se skuadra e tij, do të udhëtojë në Holandë javën e ardhshëm për ta eliminuar Feyenoordin.
Ndeshja e mbrëmshme e zhvilluar në “Fadil Vokrri” është mbyllur pa gola (0-0).
Tutje Jashari ka thënë se beson se Drita do të triumfojë në Rotterdam me rezultatin 1-0.
“E kemi ditur se kush është Feyenoordi. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne e kemi analizuar mirë kundërshtarin. Përgëzoj bashkëlojtarët për angazhimin”.
“Asgjë nuk ka përfunduar pasi e kemi edhe ndeshjen e kthimit, ku do të shkojmë për të marrë një rezultat pozitiv. Do të jetë 0-1 për ne në duelin e kthimit”, ka thënë Jashari.
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në stadiumin “De Kupi”.