Muharremaj i bindur se do të fitoj edhe një mandat në Suharekë

Muharremaj i bindur se do të fitoj edhe një mandat në Suharekë

Suhareka për çdo verë kur ka fluks të bashkatdhetarëve e liron parkingun e komunës për automjetet e mërgimtarëve kështu do të jetë edhe këtë vit.

“Ne vazhdimisht kemi vendosur dy kioska që mund të i marrin dokumentet pa hy në procedura dhe çdoherë e lëshojmë parkingun e komunës, këtë vit e kemi liruar edhe një parking te tregu javorë që do të shërbejë për 6 ditë vetëm të martën është në shërbim të qytetarëve”, tha ai .

Bali Muharremaj që vjen nga radhët e AAK-së, do të garoj edhe për një mandat tjetër i vetëm pa koalicion dhe pas zgjedhjeve do të vendosin lidhur me koalicionet.

“Jo, jo nuk ka marrëveshje, asnjëherë nuk ka ndodhë në Suharekë, nuk ka ndodhur as në komunat e tjera. Çdo parti do të hyjë në garë vetëm, mandej i shohim rezultatet në shtatorë se si do të dalin”, u shpreh ai.

Related Articles