Muharremi propozon dy skenarë për zhbllokimin e Kuvendit

Muharremi propozon dy skenarë për zhbllokimin e Kuvendit

Analisti Shenoll Muharremi ka propozuar dy skenarë opsional që sipas tij mund të ndikojnë për zhbllokimin e hapave të konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Muharremi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka deklaruar se skenarët madje mund ta zgjidhin edhe nyjën e presidentit.

“Dy skenarë janë opcionale që e zhbllokojnë Kuvendin dhe e formojnë Qeverinë e Re (përfshi zgjidhin nyjen e Presidentit): (A) Zgjidhje stabile kompromisi tash, sipas vullnetit të rezultateve të 9 shkurit, koalicion LVV-PDK; ose (B) Zgjedhje të reja dhe LVV shkon në opozitë”, shkroi Muharremi. /Gazeta Enigma/

Related Articles