Analisti politik, Arton Muhaxheri, thotë se Albin Kurti vazhdon vetëm formalisht t’i takojë partitë opozitare për çështjen e presidentit, “sepse e ka të qartë skenarin e tij se ku do ta çojë Kosovën – drejt zgjedhjeve ose drejt një bllokade të re”.
Në një prononcim për Gazetën Enigma, Muhaxheri, thotë se partitë opozitare po i krijojnë hapësirë Kurtit përmes takimeve me të, “që të manipulojë opinionin publik, duke u paraqitur si palë për zgjidhje, ndërsa opozitën ta etiketojë si bllokuese”.
“Kanë mbetur edhe pak ditë dhe nuk po shihet një zgjidhje reale e problemit. Në lojë mbesin vetëm dy situata: zgjedhje të reja ose një bllokadë e re për çështjen e Presidentit”, deklaroi Muhaxheri.
