Muhaxheri: Kurti po keqpërdorë takimet me opozitën

Muhaxheri: Kurti po keqpërdorë takimet me opozitën

Njohësi i çështjeve politike, Arton Muhaxheri, thotë se Lumir Abdixhiku ka bërë një “gabim të madh”, duke u takuar me Albin Kurtin.

“Sepse ai po i keqpërdor këto takime me partitë opozitare, për të krijuar perceptim publik kundër tyre, sikur faji për bllokadën bie mbi opozitën”, tha Muhaxheri për “Enigëmn”.

Muhaxheri thotë se Kurti “nuk ka bërë asnjë kompromis”.

“Për më tepër, deri tani nuk është pa asnjë kompromis real nga ana e Kurtit. Ai flet për dialog, por në praktikë nuk e njeh atë si proces të mirëfilltë mes palëve të barabarta. Kur mungon gatishmëria për kompromis, atëherë edhe dialogu bëhet formalitet, jo mjet për zgjidhje”, deklaron Muhaxheri.

“Në këto rrethana, është e qartë që pa një ndryshim qasjeje nga qeveria — pra pa vullnet për marrëveshje dhe pa trajtim serioz të partnerëve politikë — situata mbetet e bllokuar dhe vetëm zgjatet kriza. Opozita duhet të jetë më e kujdesshme që të mos bëhet pjesë e një skenari që në fund përdoret kundër saj”, tha në fund Muhaxheri.

Related Articles