Muhaxheri për Kurtin: M’çuditi, e kish lëshu flamurin – s’pe lyp më Çakorrin

Muhaxheri për Kurtin: M’çuditi, e kish lëshu flamurin – s’pe lyp më Çakorrin

Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muxhari, në një deklaratë për media tha se nuk sheh ndonjë rrezikim nga kundërshtarët e tij për postin e të parit të kësaj komune, raporton Gazeta “Enigma”.

Muhaxheri “goditi” kandidatin nga radhët e VV-së, Taulant Kelmendin, i cili sipas Muhaxherit, po përdor Albin Kurtin si garanci për fitore.

“Njeriu që nuk dinë me vlerësu punën e tjetrit, ai nuk di vetë me punu. Për me ditë me punu, duhet me ditë me vlerësu punën e dikujt tjetër. Këta nuk mundem me e vlerësu punën që e kam bërë, dikush prej inatit, dikush nuk mundet me e kuptu atë punë që është bërë”, tha Muhaxheri në “DPT te Fidani”.

Tutje ai ka shtuar se “tani çka po doket qesharake, po dojnë kryeministrin me përdorë dhe ai me qenë domethënë garanci e fitores së dikujt i cili nuk ka punuar asgjë për komunën e Pejës, m’i këqyr dytë bashkë kurrgjë s’kanë bë. Pas pesë vjetëve iu ka ra në mend që duhet me bë rrugën Pejë-Kuqishtë-Çakorr, dhe kandidatit për kryetar i ka ra ndërmend që duhet me çel kufirin në Çakorr”.

Sipas Muhaxherit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti “e ka lëshuar flamurin, dhe s’po e lyp me e kthy Çakorrin”.

Related Articles