Muhaxheri thotë se Sveçla po koordinohet me Serbinë: S’ka arrestime për armatimin e gjetur

Muhaxheri thotë se Sveçla po koordinohet me Serbinë: S’ka arrestime për armatimin e gjetur

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, thotë se Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po koordinohet me Serbinë.

“Çdo të dytën ose tretën javë del në televizion dhe thotë se është zënë ky armatim. A e ka burgos vetëm një njeri me atë armatim? A duhet të mendohet pak se ngadalë se ky qenka duke u koordinuar me ministrin e Punëve të Brendshme në Serbi”, tha ai.

Muhaxheri gjithashtu tha se nuk pendohet për krahasimin që i kishte bërë pushtetit aktual në Kosovë, me ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviq, ku kishte thënë se pushteti i tanishëm po sillet me serbët ashtu siç kishte bërë Millosheviqi me kosovarët

Related Articles