Mujka: Besojmë se së shpejti do të bëjmë zgjidhje edhe për ujë të pijshëm

Mujka: Besojmë se së shpejti do të bëjmë zgjidhje edhe për ujë të pijshëm


Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenci”, Faruk Mujka ka njoftuar se kanë mundësuar furnizimin e papenguar të KEK-ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit, pasi që kanë vendosur tuba në kanalin e dëmtuar, në një afat rekord.

“Pas një nate plot ankth e stres, me gëzimin më të madh ju lajmëroj se pas një punë të palodhshme të gjithë aktorëve relevant në kushte atmosferike tejet të rënduara, me në krye ndërmarrjen FAMIS CO, punëtorët e Ibër Lepencit dhe Policinë e Kosovës, në një afat rekord u vendosën 6 tuba 900 mm në kanalin e dëmtuar me të cilat u mundësua furnizimi i papenguar i KEK ut me ujë nga kanali i Ibër Lepencit”, ka shkruar Mujka në Facebook.

Ai ka thënë se besojnë që shumë shpejt do të bëjnë zgjidhje edhe për furnizim me ujë të pijshëm.

Mujka shtoi se treguan që “edhe ne dimë të organizohemi shumë mirë e shumë shpejtë dhe të koordinohemi në mënyrë perfekte”.

Related Articles