Muja i VV-së e Haradinaj plotë buzëqeshje pas dështimit në Kuvend

Muja i VV-së e Haradinaj plotë buzëqeshje pas dështimit në Kuvend

Seanca e 23-të e Kuvendit të Kosovës, që pritej të shënonte një hap të rëndësishëm drejt konstituimit të institucioneve, përfundoi si shumë të tjera më parë – me dështim. Mungesa e konsensusit politik, tensionet mes partive dhe akuzat e ndërsjella vazhduan të dominojnë sallën plenare, duke lënë qytetarët edhe një herë në pritje të një zgjidhjeje.

Ndryshe nga klima e ashpër në foltore, atmosfera në hollin e kuvendit pas përfundimit të seancës tregoi një tjetër fytyrë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u panë duke biseduar në mënyrë të qetë, madje duke qeshur mes vete në një bisedë që dukej më shumë miqësore sesa politike.

Pamja e dy figurave nga kampe të ndryshme politike, të angazhuar në një bisedë relaksuese pas një seance të tensionuar, i “kapi” Indeksonline.

Ndërkohë, vendi vazhdon të mbetet pa një qeveri funksionale, ndërsa qytetarët shprehin zhgënjimin e tyre me një klasë politike që duket më e aftë për të komunikuar në pushime sesa për të marrë vendime në sallën e kuvendit.

Më poshtë, video:

Related Articles